Morën 2 mijë € për të mos arrestuar një grua që bëri aksident, SPAK dërgon për gjykim dosjen për ish-shefin e Rrugores

Morën 2 mijë € për të mos arrestuar një grua që bëri aksident, SPAK dërgon për gjykim dosjen për ish-shefin e Rrugores

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka dhe dy punonjësit e tjerë Sokol Novaku dhe Edison Tabaku të akuzuar për korrupsion. Ata akuzohen se kanë marrë para nga një grua, e cila ishte bërë aksident, në mënyrë që çështja e saj të mos referohej në Prokurori. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe Ergest Vrionin dhe Bledi Belba. Dosja me akuzat e korrupsionit pasiv dhe aktv të funksionarëve do të gjykohen në seancë paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.