Përleshje jashtë Kongresit/ 75 të plagosur në protestën në Peru, presidenti: Kaosi u shkaktua nga persona të infiltruar

Përleshje jashtë Kongresit/ 75 të plagosur në protestën në Peru, presidenti: Kaosi u shkaktua nga persona të infiltruar

Të paktën 75 persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë 55 oficerë policie, gjatë përleshjeve të dhunshme që shpërthyen në Lima gjatë një proteste të organizuar nga të rinjtë dhe grupe shoqërore. Ngjarja ndodhi të enjten, pranë ambienteve të Kongresit peruan, ku u shënuan incidentet më të ashpra. Sipas të dhënave të publikuara nga Presidenti i Perusë, José Jerí, janë kryer edhe 10 arrestime. Autoritetet besojnë se dhuna u nxit nga individë të infiltruar që shfrytëzuan protestën paqësore për të krijuar trazira. “Policia dhe kamerat e Bashkisë së Limës do të përdoren për të identifikuar kriminelët që u infiltruan në një demonstratë paqësore për të shkaktuar kaos,” shkroi Presidenti Jerí në një postim në platformën X .