Takaichi synon koalicion me të djathtën për t’u bërë kryeministre e Japonisë

Takaichi synon koalicion me të djathtën për t’u bërë kryeministre e Japonisë

Kryetarja e re e Partisë Liberal Demokratike të Japonisë (LDP), Sanae Takaichi, ka nisur bisedime me Partinë e Inovacionit të Japonisë (JIP) për një koalicion të mundshëm, pas largimit të partnerit të vjetër qeverisës, Komeito. Bisedimet pritet të nisin të enjten, ndërsa Takaichi kërkon të sigurojë shumicën parlamentare për votimin e javës së ardhshme, ku synon të bëhet kryeministrja e parë grua në historinë e Japonisë. Largimi i Komeito-s javën e kaluar i zbehu shanset e LDP-së për të qeverisur e vetme, duke detyruar Takaichi të kërkojë aleanca të reja. Zyrtarë të JIP janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim nëse bien dakord për politikat kyçe. Ndërkohë, tregjet reaguan pozitivisht ndaj rritjes së gjasave të Takaichit për të marrë drejtimin, me indeksin Nikkei që shënoi rritje...