Princi Leka II i propozoi Blertës me unazë rreth 140 mijë euro, mediat e huaja zbulojnë detajet

Princi Leka II i propozoi Blertës me unazë rreth 140 mijë euro, mediat e huaja zbulojnë detajet

Fejesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin ka vënë sërish në qendër të vëmendjes familjen mbretërore shqiptare. Por këtë herë, gjithë dritat nuk janë te historia e dashurisë, janë te unaza. Sipas revistës britanike Hello Magazine, princi shqiptar ka propozuar me një unazë fejese vlerësuar në 120 mijë paund, ose rreth 140 mijë euro, një shifër që po qarkullon gjerësisht në mediat ndërkombëtare. “Unazë mbretërore, por pa zhurmë” Eksperti i bizhuterive Nilesh Rakholia, i cituar nga Hello Magazine, përshkruan unazën si “të qetë, elegante dhe pa teprime”, një diamant me prerje ovale ose cushion, i vendosur mbi një shirit të hollë të zbukuruar me gurë pavé. Sipas tij, nëse diamanti qendror është 2 deri në 3 karatë, çmimi i vlerësuar prej 140 mijë eurosh...