“Jam i armatosur, ku është se do e vras?”/ Drejtori u kërcënua me jetë, reagon IMT: Dënojmë çdo akt kërcënimi apo presioni!

“Jam i armatosur, ku është se do e vras?”/ Drejtori u kërcënua me jetë, reagon IMT: Dënojmë çdo akt kërcënimi apo presioni!

Efektivë të komisariatit nr.3 në Tiranë kanë shoqëruar 61-vjeçarin Leonard Nikolli, pasi mesditën e sotme ka shkuar në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi. Ky i fundit ka bërë edhe kallëzimin në polici duke pretenduar se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste dhe se kishte armë. Burime bëjnë me dije se Nikolli ka thënë sapo ka hyrë në institucion: “jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras?”. Mbi ngjarjen ka reaguar IMT, duke deklaruar se dënon çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës. “Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dënon çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës. Në lidhje me ngjarjen e sotme, ku u kërcënua z....