Zotimi gjerman përballë Moskës, bombarduesit Eurofighter zbarkojnë në Poloni

Zotimi gjerman përballë Moskës, bombarduesit Eurofighter zbarkojnë në Poloni

Gjermania do të stacionojë avionë luftarakë Eurofighter në bazën ajrore ushtarake polake në Malbork për të mbrojtur krahun lindor të NATO-s dhe për të investuar dhjetë miliardë euro në dronë. Kjo u njoftua nga Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) në margjinat e një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Lidhur me angazhimin e ri në Poloni, politikani i SPD-së deklaroi: “Ne do të kontribuojmë në mbrojtjen e krahut lindor me fluturime patrullimi.Kjo do të na bëjë edhe më aktivë dhe edhe më të pranishëm e të dukshëm në kufirin lindor të aleancës”. Lidhur me miliarda dollarët e investuar në dronë, ai tha se këto duhet të prodhohen në vitet e ardhshme. Kjo vlen për të gjitha llojet e dronëve, përfshirë...