Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Inside Story/ “Mori mbi supe kusuret e drejtësisë”, flasin miqtë e Astrit Kalasë
Astrit Kalaja kishte një lidhje speciale me qytetin e Shkodrës, ndaj bashkëqytetarët, miqtë e tij nuk mund të mungonin në këtë ceremoni. Si njohje të vjetra, apo thjesht respekt i ndërsjellë duke e lidhur me figurën e tij. ‘Dhimbje shumë e madhe, e vrau shteti. Ishte një shkodran dhe qytetar model’ u shpreh miku i gjyqtarit, Ismet Drishti. Një tjetër i njohur i tij, që në periudhën e fëmijërisë, kujton momentet e bukura dhe personalitetin e Astritit që në rininë e hershme. Ylli Kameri, avokat nga Shkodra, dhe njohje e hershme e Kalasë flet mjaft bukur për të ndjerin. Pas ceremonisë e nderimeve shtetërore në Tiranë, kortezhi mortor u nis drejt Shkodrës, duke kaluar edhe pranë Gjykatës, atje ku Kalaja dha jetën. Banesa e fundit...