Lojë politike apo juridike? Meçe sqaron strategjinë e Veliajt dhe vonesën e Begajt: Është goditur..

Lojë politike apo juridike? Meçe sqaron strategjinë e Veliajt dhe vonesën e Begajt: Është goditur..

“Veliaj po bën lojë juridike”, kështu u shpreh analisti Arben Meçe në një emision televiziv, teksa komentoi përplasjen institucionale rreth dekretit presidencial për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës. Sipas Meçes, letra e Presidentit Begaj drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk erdhi në kohën e duhur dhe përbën një ndërhyrje të vonuar dhe përfshirje të Presidentit në “lojën politike”. Ai thekson se çështja tashmë ndodhet në duart e Kushtetueses, e cila ka hyrë në fazën përgatitore të shqyrtimit, ndërsa Veliaj po zhvillon një betejë juridike me pretendimin se është i goditur politikisht dhe se çështja do të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut.