Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
U fejuan në Jug të vendit, zbulohet sa ka shpenzuar Princ Leka për unazën e Blertës
Showbiz E Mërkurë, 15 Tetor 2025 20:37 Fejesa e Princit Leka me Blerta Celibashin u bë lajm viral, jo vetëm për ceremoninë luksoze në një resort buzë detit, por edhe për unazën e fejesës, e cila ka shkaktuar habi me çmimin e saj. Sipas “Hello Magazine”, unaza me gur diamanti e Blertës mund të ketë kushtuar rreth 140 mijë euro. Media ka kontaktuar ekspertë të bizhuterive të çmuara për të vlerësuar gurin dhe punimin e saj. Eksperti Nilesh Rakholia shpjegoi se unaza është “e punuar bukur” dhe shumë e vlefshme, si nga aspekti financiar, ashtu edhe sentimental. Ai theksoi se për një diamant qendror me 2-3 karat, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, vlera mund të arrijë midis 80,000 dhe 120,000 paund (rreth 100,000-150,000 dollarë).