Sulm kibernetik ndaj rrjeteve federale në SHBA

Sulm kibernetik ndaj rrjeteve federale në SHBA

Zyrtarë të qeverisë amerikane njoftuan të mërkurën se rrjetet federale janë bërë objektivi i një “kërcënimi të rëndësishëm kibernetik” që po përpiqet të shfrytëzojë dobësi në produktet e kompanisë së njohur të sigurisë kibernetike, F5. Në një deklaratë zyrtare, Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës (CISA) paralajmëroi se këto dobësi mund t’i lejojnë aktorëve kërcënues të kenë akses lateral në rrjetet e organizatave, të vjedhin të dhëna sensitive dhe të sigurojnë qasje të përhershme në sistem, me rrezik të lartë për kompromentim të plotë të rrjeteve të synuara. Sulmi zbuloi edhe dobësi të brendshme në F5 Kompania F5 pranoi më herët se kishte zbuluar qasje të paautorizuar në disa prej sistemeve të saj, por theksoi se incidenti nuk kishte ndikuar në operacionet ditore të...