Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Revista “Time” i nxjerr foton në kopertinë, ‘tërbohet’ Trump: Më zhdukën flokët
Revista Time e nxori në kopertinë, por fotoja që shoqëronte artikullin e acaroi presidentin amerikan Donald Trump. Artikulli kishte të bënte me marrëveshjen e paqes që u arrit falë tij në Lindjen e Mesme. Për shkrimin në vetvete Trumpi nuk kishte ankesa; ajo që nuk i pëlqeu ishte pjesa tjetër. “Time shkroi një histori relativisht të mirë për mua, por fotoja ilustruese mund të jetë më e keqja e të gjitha kohërave”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social. “Dua të them, ata ‘zhdukën’ flokët e mi. Pastaj kishte dhe diçka që lundronte në majë të kokës sime që dukej si një lloj kurore, por jashtëzakonisht e vogël. Vërtet e çuditshme”, shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë. Ai vazhdoi ta përshkruante imazhin si “një...