Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Shtëpi bari’ në mes të qytetit të Bilishtit, Policia e Korçës shoqëron disa persona
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura. Mësohet se pas informacioneve të mara, është bërë e mundur gjetja e këtij ambienti dhe sekuestrimi i disa rrënjëve lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa në qytetin e Bilishtit. Policia ka shoqëruar disa persona ndërsa pritet që të ketë arrestime në përfundim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.