Në dramën e gocave për një unfollow, futet edhe Luizi me një kunj plot spec

Në dramën e gocave për një unfollow, futet edhe Luizi me një kunj plot spec

Showbiz E Mërkurë, 15 Tetor 2025 18:20 Në dramën mes Dojna Memës dhe Kiara Titos për një unfollow në Instagram, është përfshirë edhe Luiz Ejlli. Në atë që duket si një bisedë mes tij dhe Kiarës, Luizi duket sikur ka parashikuar ekzaktësisht rezultatin e fitores së Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë, dhe në mbishkrim, vendosi disa fjalë të njëjta me kundërpërgjigjen e Dojnës, por me ca ndryshime. “Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndihem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerr edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë”. Luizi ironizon deklaratën e Dojnës duke i treguar se ndryshe nga ç’thotë,...