Debate në Këshillin e Legjislacionit: PD akuzon Peleshin për njëanshmëri, kërkon shkarkimin. PS: Ndalni kaosin

Debate në Këshillin e Legjislacionit: PD akuzon Peleshin për njëanshmëri, kërkon shkarkimin. PS: Ndalni kaosin

Këshilli i Legjislacionit u mblodh ditën e sotme për prezantimin e raportit për shqyrtimin e kërkesës së një deputetëve të Partisë Demokratike, për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshit. Në mbledhjen e kryesuar nga socialistja Aurora Bylykbashi, demokratët akuzuan drepërdrejtë Peleshin për njëanshmëri në kryerjen e detyrës së kryetarit të Kuvendit. Ata thanë se që në seancat e para të Parlamentit, Peleshi ka favorizuar mazhorancën, duke mos i ndëshkuar deputetët në rastet e shkeljes së rregullores nga ana e tyre. Por, sipas opozitës parlamentare, një standard tjetër është mbajtur për ta. “Kanë qenë 3 ose 4 nga njëri grup dhe po aq nga ana tjetër. Nga ana juaj ishte dhe kryeministri, që njerëzit i përmendi babën njërit, mirë që e njeh babën si...