Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki/ Vendimi i rëndësishëm që mori Kolegji Zgjedhor..
Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund ngërçit të afateve për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit. Në seancen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka pranuar afatet e reja të propozuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në 9 nëntor. Përjashtim nga kjo datë bën vetëm Bashkia e Tiranës, deri në momentin që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim pas ankimimit të Veliajt për shkarkimin e tij dhe për dekretin e Presidentit. Pra zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen në datën 9 nëntor 2025 në bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë. Njoftimi: VENDIM PËR MIRATIMIN E DISA AFATEVE PROCEDURIALE QË LIDHEN ME ZGJEDHJET E PJESSHME PËR KRYETAR PËR DISA NJËSI TË QEVERISJES VENDORE, QË DO TË ZHVILLOHEN MË...