Puç në majën e drejtësisë/ Ç’po ndodh në kushtetuese?

Puç në majën e drejtësisë/ Ç’po ndodh në kushtetuese?

Presidenti Begaj ka iniciuar procesin e shkurtimit të mandatit për një gjykatëse kushtetuese duke krijuar pasiguri tek gjyqtarët, duke shpërfillur komisionin e Venecias dhe duke bërë të reagojë Bashkimin Evropian. Gjykimi fillon në 16 tetor Gjykata Kushtetuese do të mblidhet të enjten, në 16 tetor, pas një kërkese me shkrim të Bajram Begajt, për të shkurtuar ose lënë të plotë mandatin 9 vjeçar të njërit prej anëtarëve të saj, që është emërtesë e Presidentit të Republikës. Ky lëmsh i krijuar nga një reformë në drejtësi “sui generis”,  që në shumë raste e ka paralizuar krejt sistemin, ka nisur nga alibia për të përdorur mekanizmin e rotacionit (ose ndryshe ripërtrirjes), që hartuesit e reformës shkruan në kushtetutë, për të siguruar pavarësinë politike e kësaj gjykate nga...