Zjarr në një fabrikë veshjesh në Bangladesh,16 viktima dhe dhjetëra të bllokuar ende

Zjarr në një fabrikë veshjesh në Bangladesh,16 viktima dhe dhjetëra të bllokuar ende

Të paktën 16 persona humbën jetën në një zjarr të madh që përfshiu një fabrikë veshjesh dhe një depo kimike në kryeqytetin e Bangladeshit. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll. Tajul Islam Chowdhury, drejtori i shërbimit të zjarrfikësve, konfirmoi se trupat e 16 personave janë nxjerrë nga fabrika e veshjeve, por ekipet e shpëtimit ende nuk kanë mundur të hyjnë plotësisht në depo ku dyshohet se mund të ketë më shumë viktima. Ende nuk dihet saktësisht sa punëtorë ndodheshin brenda në momentin e shpërthimit të zjarrit. Bangladeshi është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të veshjeve, një industri që punëson miliona persona, kryesisht gra. Megjithëse standardet e sigurisë janë përmirësuar që...