Siria dhe Rusia drejt një epoke të re bashkëpunimi, presidenti Al-Sharaa do të takohet me Putin në Moskë këtë javë

Siria dhe Rusia drejt një epoke të re bashkëpunimi, presidenti Al-Sharaa do të takohet me Putin në Moskë këtë javë

Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa do të vizitojë Rusinë këtë të mërkurë për t’u takuar me Presidentin Vladimir Putin, njofton agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, si pjesë e një nisme më të gjerë diplomatike për të forcuar legjitimitetin ndërkombëtar të qeverisë kalimtare të Damaskut. Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e Al-Sharaa-s në Moskë, një aleat i hershëm i ish-regjimit të Bashar al-Assad, të cilin forcat e Al-Sharaa-s e rrëzuan në dhjetor. Gjatë takimit, Al-Sharaa dhe Putin do të diskutojnë “zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare” dhe “mënyrat për të forcuar bashkëpunimin”, raportoi të martën agjencia siriane SANA, duke cituar drejtorinë presidenciale të medias. Agjencia Reuters citoi një zyrtar sirian që tha se bisedimet do të përfshijnë praninë e vazhdueshme të bazës detare ruse në...