“Puç kushtetues”, Burimi: Opozita duhet të protestojë, jo të pranojë datën e 9 nëntorit

“Puç kushtetues”, Burimi: Opozita duhet të protestojë, jo të pranojë datën e 9 nëntorit

Analisti Genc Burimi në një studio televizive, ka kritikuar opozitën për qëndrimin e saj ndaj dekretit të presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve në Tiranë, dekret që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa demokratët kanë depozituar në Kuvend nismën për shkarkimin e presidentit Begaj, Burimi u shpreh se opozita duhet të afirmonte vlerat demokratike duke mos pranuar datën 9 nëntor si ditën e zgjedhjeve në Tiranë, pasi sipas tij ishte puç kushtetues. “Nuk është fjala për të hyrë apo jo në zgjedhje, por jo më 9 nëntor. Kur shoh këtë opozitë që kërkon rrëzimin e Begajt prit një minutë, e latë opinion publik në baltë. Atë që po bën sot, duhet të bënin manifestim proteste, të thërriste ambasadorin e BE-së, kur ka kriza politike,...