Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takimi me ambasadoren zvicerane, Gjekmarkaj: Parlamenti është marrë peng, ngrita shqetësimin edhe për zgjedhjet e 11 majit
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj u takua me ambasadoren zvicerane në Tiranë, Ruth Huber. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehu se ndau me ambasadoren sipas tij problematikat në Kuvendin e Shqipërisë dhe gjithashtu u ndal edhe te zgjedhjet e 11 majit. “Takova Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Shkëlqesinë e saj Ruth Huber, në cilësinë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ku shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, veçanërisht në forcimin e institucioneve demokratike dhe parlamentarizmit. Vlerësova bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje në rrugën tonë, në mënyrë që Shqipëria të rikthehet në rrugën e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ndava me Ambasadoren shqetësimin për situatën...