Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjueti e paligjshme me armë gjahu në Maliq, procedohen penalisht 3 shtetas
Policia e Korçës ka kapur në flagrancë tre shtetas në Maliq duke kryer gjueti të paligjshme me armë gjahu, gjatë natës. Në vendin ku ndodheshin këta shtetas, u gjet një kafshë e egër e cila ishte tashmë vrarë me armën e gjahut. Për këtë rast janë identifikuar shtetasit me iniciale D.A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, iu është bllokuar dhe arma e gjahut bashkë me lejen e përdorimit . Njoftimi i policisë: Plan masash për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve. U kapën në flagrancë gjatë natës, në Maliq, duke kryer gjueti të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas....