Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjekmarkaj takim ‘kokë më kokë’ me ambasadoren e Zvicrës, zbardhet tema e diskutimit
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, ka takuar Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë Ruth Huber. Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se ka ndarë me ambasadoren shqetësimin për situatën politike në vend, sidomos në lidhje me procesin zgjedhor të 11 Majit, që PD e konsideron farsë elektorale. “Kërkuam që çdo ambasador i vendeve perëndimore në Shqipëri të jetë zëdhënës i të vërtetës dhe i dramave që po kalon demokracia shqiptare, duke mos heshtur përballë deformimeve serioze të sistemit politik dhe parlamentar në vend”, shkruan Gjemarkaj. Postimi i plotë: Takova Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë Shkëlqesinë e saj Ruth Huber në cilësinë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ku shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i...