Pezullimi i dekretit, Begaj shkresë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për çështjen e Veliajt, lejoni zgjedhjet!

Pezullimi i dekretit, Begaj shkresë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për çështjen e Veliajt, lejoni zgjedhjet!

Bajram Begaj-gjykata kushtetuese TIRANË- Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar Gjykatës Kushtetuse pretendimet në lidhje me rrëzimin e dekretit të tij për zgjedhjet e 9 nëntorit. Begaj i është drejtuar Kushtetueses me një letër, ku i kërkon të shpallë moskompetencën për çështjen e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të rrëzojë ankimimin e tij. Në shkresë, Begaj kërkon nga Gjykata anulimin e bllokimit të procesit të zgjedhjeve në Tiranë, pasi Kushtetuesja në vendimin e 9 tetorit, rrëzoi dekretin e Presidentit.  Kërkesa:  Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese: Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;Të vendosë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 heqjen e...