Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PD kërkon shkarkimin, reagon presidenti Begaj: Sulme për interesa politike!
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me kërkesën e depozituar në Kuvend nga Partia Demokratike për nisje e procedurave për shkarkimin e tij nga detyra. Në një deklaratë zyrtare nga Presidenca për mediat, Begaj thekson se nuk komenton nismat politike, pasi ka zgjedhur ta ushtrojë mandatin e tij presidencial pa u ndikuar nga sulmet politike. Deklarata e plotë e Presidencës: Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë...