Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)
kryeministria TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar emërimin e katër zëvendës ministrave të rinj në disa ministri dhe 3 lirime nga detyra. Silda Çepe është liruar nga posti i zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj emërohet Vilma Premti. Klajd Karameta, i cili ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Elona Hoxha. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kurse Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ana Kapaj, e cila ka mbajtur postin si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga detyra. Emërime...