Pasi ‘shqeu’ derën e Këshillit Bashkiak, kryetari i Vlorës i zgjidh problemin 27-vjeçarit

Pasi ‘shqeu’ derën e Këshillit Bashkiak, kryetari i Vlorës i zgjidh problemin 27-vjeçarit

David Dano dhe Elvis Halili VLORË-Problemi i David Danos, 27-vjeçarit i cili hyri pa leje në sallën që po mbahej mbledhja e Këshillit Bashkiak, është zgjidhur. Kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë, Elis Halili në një postim në rrjete sociale njofton se problemi i Davidit, të cilit nuk i ishin dhënë paratë e shpronësimit të pronës së tij, është rregulluar. Halili më tej shkruan se beson në nismat e të rinjve. “Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me bindjen që aftësitë, vullneti dhe besimi, do t'i bëjnë të ecin përpara!”, shkruan në Facebook, kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë. Incidenti ndodhi më 29 shtator, ku qytetari hyri me forcë në ambientet e sallës ku po mbahej...