U fut me forcë dhe ndërpreu mbledhjen e Këshillit Bashkiak, zgjidhet problemi i të riut

U fut me forcë dhe ndërpreu mbledhjen e Këshillit Bashkiak, zgjidhet problemi i të riut

David Dano vendosi që të përdorte forcën e fjalën dhe ndërpreu javë më parë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorë. Guximi i tij për të zgjidhur problemin, duket se këtë të mërkurë ka marrë përgjigje pozitive. Kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë, Elis Halili bën me dije se problemi i Davidit është zgjidhur. Halili më tej shkruan edhe se beson në nismat e të rinjve. ”Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me bindjen që aftësitë, vullneti dhe besimi, do t’i bëjnë të ecin përpara”, shkruan në Facebook, kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë. Më 29 shtator David Dano së bashku me një tjetër të ri, u fut me forcë në mbledhjen e...