Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Riparimi i aksit Vorë-Ura e Dajlanit, lirohet trafiku pas vendimit të ARRSH për zhvillimin e punimeve gjatë natës
Kjo ishte situata me trafikun ditën e hënë kur nisën punimet për riparimin e disa rrugëve në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa kjo është situata tani, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi që të ndryshojë planin e menaxhimit të trafikut, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë rrugore gjatë fazës së punimeve. Duke filluar nga mbrëmja e datës 14 tetor, punimet për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit janë zhvilluar gjatë natës, nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj fashe orare, zbatohet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në segmentet Vorë – Maminas, Maminas – Sukth, Sukth – Fllakë, Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit. Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë deri në 2 ditë...