Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Shkolla “DEA 2001” aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë – VIDEO
Shkolla “DEA 2001” në Sarandë u bë sot qendra e një aktiviteti sensibilizues të veçantë, organizuar me rastin e Tetorit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Në ambientet e shkollës, nxënës, mësuese dhe staf pedagogjik u bashkuan në një mesazh të përbashkët: të kujdesemi për shëndetin, të informohemi dhe të mbështesim çdo grua dhe vajzë në këtë betejë. Atmosfera e aktivitetit ishte e mbushur me emocion, solidaritet dhe shpresë. Nxënësit performuan recitime prekëse dhe apeluan për rëndësinë e kontrollit të hershëm, trajtimit dhe mbështetjes së grave që përballen me këtë sëmundje. Përveç fjalëve domethënëse, aktiviteti u shoqërua me këngë dhe valle simbolike, të realizuara nga vetë nxënësit dhe mësueset, duke sjellë një mesazh pozitiviteti dhe force femërore....