Shefja e KE-së: Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta dhe t’i ulë tensionet

Shefja e KE-së: Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta dhe t’i ulë tensionet

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është e rëndësishme për Kosovën të vazhdojë të ndërtojë institucione të fuqishme dhe t’i “ulë tensionet” në vend, pas takimeve që pati me udhëheqësit e vendit të mërkurën në Prishtinë. Ajo i bëri këto komente në llogarinë e vet në X, pasi u prit në takime veç e veç nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. As von der Leyen e as udhëheqësit kosovarë nuk u deklaruan për media pas takimeve. Von der Leyen tha gjithashtu se Kosova gjithashtu duhet t’i përfundojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së. Ndërkohë, Osmani tha për në Facebook pas takimit se me shefen e KE-së bisedoi për...