Ankth për Botërorin në Boston, Trump: Nëse nuk sigurohet rendi publik, zhvendosim ndeshjet

Ankth për Botërorin në Boston, Trump: Nëse nuk sigurohet rendi publik, zhvendosim ndeshjet

Siguria publike dhe konfrontimet mes presidentit Donald Trump dhe kryebashkiakes mund të ndikojnë në rrjedhën e Kupës së Botës 2026 në Boston. Presidenti i SHBA-ve deklaroi se po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së ndeshjeve të Kupës së Botës të planifikuara në këtë qytet. Shtatë ndeshje të turneut prestigjioz janë caktuar të luhen në stadiumin rreth 30 milje në jugperëndim të Bostonit. Turneu i vitit 2026 organizohet bashkërisht nga SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja, dhe Boston është një nga 16 qytetet pritëse të përzgjedhura nga FIFA që prej vitit 2022. “Siguria e qytetarëve dhe vizitorëve tanë është përparësia ime kryesore. Nëse udhëheqja lokale nuk është në gjendje të sigurojë rendin publik, atëherë do të mendojmë seriozisht të zhvendosim ndeshjet diku tjetër”, tha Trump. Megjithatë, vendimet përfundimtare për...