Rregulla të reja në aeroporte, s’ka më vula në pasaportë. Ja çfarë ndryshon për shqiptarët

Rregulla të reja në aeroporte, s’ka më vula në pasaportë. Ja çfarë ndryshon për shqiptarët

Prej 12 tetorit ka hyrë në fuqi në aeroportet evropiane sistemi i ri i identifikimit biometrik (EES – Entry/Exit System) për qytetarët nga vendet e treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Sistemi nuk prek qytetarët e BE-së, por vetëm udhëtarët nga vende të tjera që udhëtojnë në zonën Shengen për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda 180 ditëve. Përfaqësuesja e Autoritetit të Aviacionit Civil, Edlira Margilaj, në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, bëri të ditur se sistemi ka filluar zbatimin zyrtar, por do të shtrihet gradualisht deri në fund të marsit 2026 në të gjitha aeroportet e zonës Shengen, gjatë një periudhe tranzitore testimesh dhe përmirësimesh. “Sistemi i hyrjeve daljeve edhe pse ka filluar zbatimin, nuk është...