Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati i autorit për “Shqipëria Live”: Mes Elvis Shkambit dhe gjyqtarit ka pasur debat në seancën e mëparshme

Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati i autorit për “Shqipëria Live”: Mes Elvis Shkambit dhe gjyqtarit ka pasur debat në seancën e mëparshme

Avokati i Elvis Shakmbit, Kujtim Ibraj, në një lidhje të drejtpërdrejte për “Shqipëria Live” zbardhi detaje nga dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit. Ai zbuloi se mes Shkambit dhe gjyqtarit të ndjerë ka pasur debat në seancën e mëparshme (para se të ndodhte krimi). Më tej ai shtoi se çdo gjë është kryer në kushte të vështira emocionale për shkak të kalvarit të gjyqeve, borxheve dhe vështirësive ekonomike. Në lidhje me akuzat ndaj Elvis Shkambit, Ibraj tha se klienti i tij akuzohet për vrasje të funksionarëve të lartë dhe për armëmbajtje pa leje. “Elvis Shkambi ka sqaruar gjithë dinamikën edhe në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë. Që nga momenti që kanë ardhur në Tiranë, kanë ndaluar...