Në Kosovë rritet numri i martesave, bien divorcet dhe lindjet

Në Kosovë rritet numri i martesave, bien divorcet dhe lindjet

Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të martesave gjatë muajit gusht dhe një rënie të dukshme të divorceve. Po ashtu edhe numri i lindjeve ka shënuar rënie. Numri i martesave në Kosovë është rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa ai i divorceve ka pësuar rënie të dukshme.Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gusht janë regjistruar 1,972 kurorëzime, që paraqet një rritje prej 59.5 për qind krahasuar me muajin korrik, kur ishin regjistruar 1,236 martesa.Ndërkohë, numri i shkurorëzimeve ka rënë për 45.2 për qind. Në gusht janë regjistruar 97 raste divorce, për dallim nga 177 raste sa ishin në korrik.Të dhënat e publikuara tregojnë edhe lëvizje në numrin e lindjeve dhe vdekjeve.Në gusht janë regjistruar 2,516...