“Kushte më të mira pune”/ Minatorët e Spaçit vijojnë protestën: Nuk kemi patur dialog me njeri, kërkojmë…

“Kushte më të mira pune”/ Minatorët e Spaçit vijojnë protestën: Nuk kemi patur dialog me njeri, kërkojmë…

Punonjësit e nëntokës të minierës së Spaçit në Mirditë vijojnë protestën e tyre edhe këtë të mërkurë. Që prej orëve të para të mëngjesit ata janë mbledhur në hyrjen kryesore të kompanisë, duke kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre për kushte më të mira pune, paga më të larta dhe nënshkrimin e kontratës kolektive me sindikatën e krijuar prej tyre. Ndërkohë ka shtim të forcave policore, por fatmirësisht nuk janë regjistruar incidente. Nga ana tjetër, deri tani nuk ka pasur dialog mes palëve, pasi kompania pretendon se sindikata që i përfaqëson nuk plotëson kriteret ligjore. Rreth 70 minatorë të minierës së Spaçit në Mirditë kanë ndërprerë punën dhe janë ngritur në protestë që prej datës 8 tetor, duke kërkuar njohjen e sindikatës dhe...