Punonjësit e Bankers në GREVË urie: Duam rritje të pagave

Punonjësit e Bankers në GREVË urie: Duam rritje të pagave

PAMJE NGA PROTESTA FIER-Punonjësit e kompanisë së naftës Bankers Petroleum pas protesatave të zhvilluara tashmë do të hyjnë në grevë. Me anë të një njoftimi publik, punonjësit kanë kërkuar të ulet diferenca ekstreme mes pagave të ulëta dhe atyre të larta, dhe asnjë punonjës të mos paguhet më pak se 1000€ neto pagë bazë. Naftëtarët kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë. Po ashtu ata shprehen se nuk do të punojnë më nëse vijon të mungojë transparenca për kontratat ekzistuese.  Njoftimi; Në vijim të deklaratës së bërë pak më parë nga Shoqëria Bankers, e cila po përpiqet të manipulojë punonjësit dhe opinionin publik, sqarojmë se: Kërkesa jonë NUK ka qenë rritja e pagave me 9%...