“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë”/ Presidentja Osmani, në mbështetje të plotë ndaj protestës së 17 tetorit në Tiranë

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë”/ Presidentja Osmani, në mbështetje të plotë ndaj protestës së 17 tetorit në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës së paralajmëruar për datën 17 tetor në Tiranë, të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e udhëhequr për liri. “E mbështes këtë protestë, ashtu siç kam mbështetur çdo protestë që është thirrur për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe më gjerë nuk kanë kërkuar kurrë asgjë tjetër përveç drejtësisë, drejtësisë së vërtetë dhe respektimit të parimeve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe, siç e dini, Kosova, më konkretisht ish-krerët që tani përballen në Hagë, pikërisht...