Regjistër digjital për bagëtitë në Shqipëri, zbardhet urdhri i ri

Regjistër digjital për bagëtitë në Shqipëri, zbardhet urdhri i ri

Shqipëria do të ketë një regjistër digjital për kafshët që mbarështohen në territorin e vendit. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë i botuar në Fletoren Zyrtare, vendos rregulla të detajuara për identifikimin, regjistrimin dhe gjurmueshmërinë e kafshëve gjedhë, dele, dhi dhe derra, duke përafruar sistemin kombëtar me standardet e Bashkimit Europian dhe duke forcuar kontrollin veterinar në nivel kombëtar. Sipas dokumentit zyrtar, urdhri ka për qëllim të rregullojë mënyrën e dhënies së informacionit nga operatorët përkatës dhe përfshirjen e të dhënave në bazën kombëtare kompjuterike të regjistrimit të kafshëve. Konkretisht, operatorët që mbajnë kafshë të llojit gjedh, dele, dhi dhe derra janë të detyruar të japin informacion mbi lëvizjet, lindjet dhe ngordhjet brenda 7 ditëve nga ndodhja e ngjarjes. Autoritetet kompetente mund të zgjasin afatin deri...