Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nga tenderat për kompaninë ku punon i biri te dekretimi i Diellës, PD kërkon shkarkimin e Begajt: Ka shkelur 7 herë Kushtetutën dhe ligjin
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka zyrtarizuar kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Sipas Bardhit, me dekretin e nxjerrë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, Begaj ka shkelur Kushtetutën dhe nuk mund të vijojë të qëndrojë më në krye të shtetit. Bardhi u shpreh se Begaj mori përsipër kompetenca që nuk i takonin, duke ndërhyrë kështu në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, Bardhi tha se dekretimi i ministres virtuale "Diella" nga ana e Begajt është bërë në shkelje të ligjit. “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kam dorëzuar sot në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për...