Një jetë mes Monte Carlos dhe Dubait, kush është modelja që u masakrua nga i dashuri, me të cilin kishte lidhje jashtëmartesore

Një jetë mes Monte Carlos dhe Dubait, kush është modelja që u masakrua nga i dashuri, me të cilin kishte lidhje jashtëmartesore

Pamela Genini, një modele 29-vjeçare dhe sipërmarrëse e re nga Strozza, u vra rreth orës 22:00 të së martës, më 14 tetor, në Milano. Ajo u godit me thikë për vdekje në ballkonin e një apartamenti në katin e tretë në lagjen Gorla nga 52-vjeçari Gianluca Soncin, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore. Ky i fundit ndodhet në Spitalin Niguarda të Milanos, pasi u përpoq t’i jepte fund jetës duke goditur veten dy herë me thikë në fyt, pasi masakroi 29-vjeçaren. Fqinjët e viktimës ishin dëshmitarë të vrasjes brutale. Pamela Genini e ka kaluar jetën e saj mes Monte Karlos, Milanos dhe Dubait. Në internet, viktima e përshkroi veten si një “modele dhe sipërmarrëse e re”. Së bashku me shoqen e saj Elisa Bortolotti,...