Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Fiks Fare” kapi me zë dhe figurë policin e Rinasit duke marrë ryshfet, arrestohet Kevin Kosova
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor Kevin Kosova, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Duke marrë shkas nga trajtimi i rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, ku janë transmetuar pamjet audiovizive të një shtetasi (i paidentifikuar), i cili takon punonjësin Kevin Kosova, me kërkesën për të udhëtuar pa probleme nëpërmjet aeroportit, duke i ofruar shumën 10.000 lekë të reja. Në datën 07.10.2025 shtetasi është paraqitur për të udhëtuar dhe ka dorëzuar dokumentacionin e udhëtimit tek punonjësi Eduart Leci, i cili kryen veprimet e rregjistrimit të udhëtimmit. Ndaj punonjësit të...