‘Respektoni rregulloren’, Balla i drejtohet opozitës në Konferencën e Kryetarëve: Mos shtrembëroni deklaratat

‘Respektoni rregulloren’, Balla i drejtohet opozitës në Konferencën e Kryetarëve: Mos shtrembëroni deklaratat

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës që të respektojnë rregulloren dhe të mos shtrembërojnë deklaratat e mazhorancës, kjo gjatë debateve në Konferencën e Kryetarëve. “Ju lutem mos na shtrembëroni atë që themi. Po jua përsëris: kur flisni ju, asnjë nuk pipëtin nga ana jonë. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju. Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit që të kemi mundësi të flasim të gjithë. Që nga dita e parë kemi thënë: Kur merr fjalën Kryeministri, duhet ta respektoni. Si e përdor fjalën ai, është e drejta e tij”, tha Balla. Lidhur me kërkesën e demokratit Gazment Bardhit për nisjen e një debati, kreu i Grupit Parlamentar sqaroi se procedurat për mocionet janë të përcaktuara në rregullore. Kreu...