Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ndërhyrje 2.3 mln euro tek Transballkanikja në Vlorë për të shmangur përmbytjet
Bashkia e Vlorës synon të ndërhyjë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha në rrugën Transballkanike për të shmangur përmbytjet, të cilat, sipas raportit teknik, janë bërë të shpeshta sa herë ka përkeqësim të motit.Konkretisht, një procedurë prokurimi që ka në objekt “KUB Vlorë (Kanalizimet e Ujërave të Bardha) – Rindërtimi, ridimensionimi dhe rehabilitimi i kolektorëve kryesorë përgjatë rrugës Transballkanike, sipas loteve: nga rruga e Skelës deri te rruga Hasan Kushta (Albano dhe Romina) dhe rruga Odise Grillo”, parashikon këtë ndërhyrje. Fondi limit i saj është 230 milionë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro.“Bazuar në vlerësimet dhe rivlerësimet e gjendjes ekzistuese të KUB, si dhe gjendjet e përmbytjeve që po bëhen të zakonshme në zonën objekt të këtij projekti, arritëm në konkluzionet e mëposhtme:...