Wizz Air përsërit skandalin! 8 pasagjerë mbeten sërish në Dortmund për shkak të ‘overbooking’

Wizz Air përsërit skandalin! 8 pasagjerë mbeten sërish në Dortmund për shkak të ‘overbooking’

Pas incidentit të rëndë të së dielës, ku dhjetëra pasagjerë shqiptarë mbetën në tokë në aeroportin e Dortmundit, kompania Wizz Air e ka përsëritur të njëjtën praktikë vetëm dy ditë më vonë. Skyweb.al mësoi nga udhëtarë që fluturuan të martën pasdite nga Dortmundi në Tiranë se tetë pasagjerë të tjerë janë lënë sërish në aeroport, pasi kompania kishte kryer overbooking. Sipas dëshmive, mes tyre ishin një çift italianësh, dy çifte gjermanësh që kishin prenotuar për në Theth dhe dy udhëtarë të tjerë, të cilët nuk u lejuan të hipnin në avionin e radhës drejt Tiranës. Ndërkohë, pasagjerë që u kthyen të dielën në Tiranë i thanë Skyweb se Wizz Air i ka mashtruar me premtime të rreme për dëmshpërblim. “Na gënjyen që të mos bënim zhurmë...