“Raportohet për civilë të vrarë”! Një tjetër luftë e madhe në horizont

“Raportohet për civilë të vrarë”! Një tjetër luftë e madhe në horizont

Më shumë se 12 civilë janë vrarë në Afganistan, teksa përleshje të reja kanë shpërthyer mes forcave të Afganistanit dhe Pakistanit më 15 tetor, thanë talibanët, duke shkelur paqen e brishtë që ishte në fuqi për pak kohë pas përplasjeve gjatë fundjavës që lanë të vdekur dhjetëra persona. Dikur aleatë, tensionet e fundit mes dy shteteve të Azisë Jugore shpërthyen pasi Islamabadi kërkoi nga udhëheqja talibane në Afganistan që të ndërmarrë hapa kundër militantëve që kanë intensifikuar sulmet me Pakistan, duke argumentuar se ata operojnë nga Afganistani. Talibanët mohojnë se në Afganistan ka prani të militantëve pakistanezë. “Mëngjesin e sotëm, forcat pakistaneze nisën sulme… më shumë se 12 civilë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën”, shkroi në X zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah...