Del nga themeli Teatri i ri Kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do ta transformojë Tiranën

Del nga themeli Teatri i ri Kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do ta transformojë Tiranën

Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna po vijon pa ndërprerje, ndërsa dita-ditës po merr formë një vepër arkitektonike që pritet të ndryshojë pamjen e kryeqytetit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot, 15 tetor, pamjet nga kantieri, duke treguar avancimin e punimeve dhe dizajnin modern që synon të vendosë Tiranën si një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore. Ky projekt i madh synon të bashkojë funksionalitetin, estetikën dhe hapësirat kulturore, duke i dhënë qytetit një identitet të ri dhe tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.