Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Presidenti i Shoqatës së të Verbërve: Jemi lënë jashtë skemave të ndihmës sociale dhe shërbimeve bazë
Jonid Ferhati, president i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, i pranishëm në protestën e mbajtur sot, në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ka ngritur alarmin për mungesën e mbështetjes institucionale ndaj qytetarëve të verbër, sidomos ndaj atyre që janë të papunë. Në fjalën e tij të mbajtur në protestë, ai theksoi se përveç përjashtimit nga skemat sociale familjare, mungojnë plotësisht edhe shërbimet që do t'u mundësonin të verbërve një jetë të pavarur dhe me dinjitet. Jonid Ferhati: Fatkeqësisht, thuajse çdo qytetar i verbër që nuk është i punësuar nuk përfiton nga skema e asistencave sociale për nevojat familjare të tij. Po ashtu, një problem tjetër janë shërbimet për të jetuar një jetë me dinjitet në mënyrë të pavarur. Fatkeqësisht që nga...