Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Drogë, armë e maska silikoni! 29-vjeçari prangoset në Tiranë-Në Shkodër tentoi të vidhte argjendarinë
MJETET E SEKUESTRUARA TIRANË-Fatjon Bruçi (alias Fatjon Bruci), 29 vjeç është arrestuar nga Forcat Operacionale në Tiranë. I riu i armatosur dhe i maskuar me skafandë tentoi të grabiste një argjendari në Shkodër më 29 gusht. 29-vjeçari u ndalua në lagjen “5 maji” teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, ndërsa në pranga u vunë edhe dy të tjerët që ndodheshin me të, Xhonatan Deliu, 21-vjeç dhe Enri Elezi, 19-vjeç, për përkrahje të autorit të krimit. Bruçi kishte marrë edhe një banesë me qira në kryeqytet, ku u gjet një pistoletë, dy maska, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndëve narkotike, 550 dollarë fals, një shumë lekësh dhe aksesorë. Policia i sekuestroi gjithashtu edhe dy automjete dhe një celular. Njoftimi i Policisë: Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale...