Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ i propozon Kolegjit Zgjedhor afatet e reja

Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ i propozon Kolegjit Zgjedhor afatet e reja

Ka nisur në Kolegjin Zgjedhor seanca për miratimin e afateve për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Sot Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka bërë propozime të reja, pasi disa prej afateve të hartuara në draftin e depozituar fillimisht, kanë përfunduar, si përshembull, paraqitja e kërkesës për regjistrim nga partitë politike, apo hartimi i listave me votues nga Zyra e Gjendjes Civile. Afatet e reja të propozuara nga KQZ: Në mbështetje të Dekretit të Presidentit nr. 350, datë 1.10.2025, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë”, të nenit 20, pika 1, shkronja “a”, nenit 6, nenit 29, pika 6, nenit 36, pika 2, nenit 59, nenit...