Dumani konfirmon hetimet e SPAK për abuzimet me fondet e IPARD, përfituesit grupe kriminale dhe të afërmit e politikanëve

Dumani konfirmon hetimet e SPAK për abuzimet me fondet e IPARD, përfituesit grupe kriminale dhe të afërmit e politikanëve

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi në Komisionin e Ligjeve se SPAK po heton abuzimet me fondet e programit IPARD, në bashkëpunim me prokurorët europianë. Deputetët e opozitës e pyetën për çështjen “Aruba”, ku PD pretendon se janë takuar përfaqësues të qeverisë me eksponentë të krimit, por Dumani mohoi ekzistencën e një dosjeje me këtë emër. Ai shtoi se SPAK ka nisur procedime penale për Portin e Durrësit dhe për projektin “Eco Park”, të cilat janë në hetim paraprak, si dhe për abuzimet me fondet e rindërtimit.“Jemi duke vazhduar punën për të zbuluar dhe ndëshkuar çdo keqpërdorim,” deklaroi Dumani. Përfituesit e fondeve IPARD, grupe kriminale dhe tarafi i politikës Sipas të dhënave të publikuara nga vetë AZHBR, dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në...